Provat e lira, dominon një Ferrari/ Hamilton lë pas Verstappen dhe Leclerc

spot_imgspot_img

Formula 1 ka nisur fundjavën në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe teksa në pistën e Silverstone janë mbyllur provat e lira, në pritje të atyre zyrtare në program për të shtunën.  Carlos Sainz u duk në formë të shkëlqyer teksa Ferrari i tij ja doli të regjistronte kohën më të shpejtë, ndërsa la pas Mercedesin e Lewis Hamilton dhe Mclaren të Lando Norris.

Piloti britanik që garon në pistën e shtëpisë konfirmoi rritjen konstante të garave të fundit, megjithatë do të duhet të ketë vijueshmëri edhe në provat zyrtare si dhe garën e së dielës. Kjo pasi me siguri Max Verstappen e Charles Leclerc që i mbyllën provat e lira respektivisht në vend të katërt dhe të pestë, do të kërkojnë të reagojnë duke qenë se janë edhe dy pilotët që synojnë triumfin final. Ndërkohë, zhgënjeu piloti tjetër i Mercedes, George Russell që nuk mundi të bënte më mirë se vendi i tetë.

Sakaq, Fernando Alonso regjistroi kohën e gjashtë më të shpejtë ndërsa në dhjetëshen e parë ishin Sergio Perez, Daniel Ricciardo dhe Lance Stroll. Kujtojmë se provat zyrtare dhe garën të dielën mund t’i ndiqni në RTSh Sport nëpërmjet platformës Digitalb.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu