Përbërësit:
500 gr mish i grirë, majdonoz te fresket, 1 vezë, 1-2 qepë, 2 hudhëra, 3-4 copa bukë bajate, kripë, biber i zi, qimnon.
Përgatitja:
Mishin e vendosim në një të thellë. Përmbi ia hedhim qepen dhe hudhrën e prerë.
Ia shtojmë vezën, majdanozin e prerë, dhe erëzat.
Bukën bajat e zhytim në ujë dhe pastaj ia largojmë ujin, e ndajmë në copa të vogla dhe ia bashkëngjisim glazurës së qofteve dhe e përziejmë.
Glazurën e përgatitur e vendosim në frigorifer për 1- 2 orë në pritje.
Pas marrjes nga frigoriferi ia jepni formën e dëshiruar dhe i fërgoni ( nëse i fërgoni në furre mund të shpenzoni më pak vaj).
Nëse i fërgoni në furrë i lyeni me brushe pak me vaj vegjetal. Ndërsa në anën tjetër filloni ta përgatisni pilafin, i cili është shume i lehte për ta përgatitur.
Në një tenxhere i vendosni 2 gota uji dhe pasi fillon uji të vlon ia shtoni gjalpin se bashku me orizin.
Qoftet mund ti shërbeni me pilaf dhe sallate.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.