Quhet Afena Gyan dhe sonte prishi debutimin e Shevchenkos me një magji! “Basti” i Jose Mourinho-s çmend Romën

spot_imgspot_img

Genova e Shevchenkos debutoi me një disfatë para publikut të tyre: Roma tronditi stadiumin Luigi Ferraris 2-0 në minutat e fundit të një ndeshjeje në të cilën vendasit menduan më shumë për mbrojtjen dhe ruajtjen e barazimit sesa guximin.

Megjithatë, taktika e Shevës funksionoi për 70 minuta, para se Jose Mourinho te gjente bastin e mbremjes duke hedhur ne fushe Afena Gyan, talenti i lindur në vitin 2003 dhe autor i një dy goleshi të jashtëzakonshme.

Shevchenko debuton para audiencës së tij dhe e bën këtë kundër një armiku/miku të vjetër, Josè Mourinho. Koha për të qenë në gjendje të punonte pas Ballardinit nuk ishte e gjatë, por ish-ylli ukrainas u përpoq menjëherë të formonte një ekip sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tij: pavarësisht mungesave të shumta, luajti me kokën lart kundër një Rome teknikisht superiore.

Megjithatë, tendenca e pjesës së parë e pa Genoa-n të propozonte një ndeshje kontrolli: përtej qëllimeve të mira, nuk pati kurrë një përpjekje reale për te vene ne veshtiresi verdhekuqte. Roma tenton por goli nuk vjen..

Dhe keshtu, Special One vendos qe ne minuten e 75′ te therrase nga stoli nje djalosh te ri: quhet Afena-Gyan. Ne stol eshte edhe Zaniolo, por Mourinho tregon guxim te madh duke hequr Shomurodovin!

Vetëm gjashtë minuta dhe lojtari i datelindjes 2003-ës shfrytëzon maksimalisht pasimin e Mkhitaryan me një gjuajtje të përsosur diagonale të ulët që mposht Sirigun e pafajshëm. Sinjali i dorëzimit për Genoa-n e Shevës, e cila qëndroi për 70 minuta dhe rezistopi, por që asgjë nuk mundet mes lodhjes dhe moralit të thyer.

Dhe kështu 2-0 arrin edhe në 90′, sërish falë klasës 2003: kete here, goli vlen te shihet dhe rishihet…

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu