Ramadani: Egnatia e meriton qëndrimin në Superiore, si është e vërteta e ofertave

spot_imgspot_img

Egnatia me mendje te finalja e “play-out” kundër Korabit, që do të zhvillohet të martën e 31 majit. Trajneri i skuadrës nga Rrogozhina, Zekirija Ramadani foli pas ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Dinamos për Supersport, ku ndër të tjera tha:

“Nota e sezonit? Akoma nuk mund ta vendosim notën e duhur, kemi edhe një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo e ‘play-out’. Duke llogaritur që kemi lënë pas skuadra si Dinamo e Skënderbeu, që kanë më shumë tituj e histori sesa kemi ne vite në Superiore, është bërë punë e madhe.

Çunat dhe qyteti e meritojnë të mbetemi në Superiore. Presidenti na ka qëndruar afër gjithmonë, nuk na ka munguar asgjë. I kemi të gjithë kushtet, tani na pret një takim që është shumë i rëndësishëm.

Korabi? Futboll pa presion nuk ka, por ne mundohemi që ta mbajmë presionin te stafi teknik. Lojtarët të jenë të qetë. Sot nuk kishte rëndësi rezultati, por intensiteti dhe tonusi i ndeshjes për finalen e së martës.

Për momentin, jashtë skuadre janë Iseni dhe Ademi, të tjerët janë shumë mirë fizikisht dhe mentalisht. Nuk kemi toleruar në stërvitje, jemi stërvitur sikur të ishte një ndeshje për Europë, e tillë është.

Presidenti? Jemi takuar, por e kemi vendosur të vendosim gjithçka pas ndeshjes me Korabin. Nuk jemi të qetë

Për momentin asnjë zyrtar i asnjë skuadre kosovare nuk më ka takuar. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e ‘play-out’. Janë spekulime nga gazetarët e Kosovës, nuk jam takuar me asnjë”, deklaroi Ramadani.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu