Përbërësit:
4 vezë, 10 lugë sheqer, 10 lugë vaj, 10 lugë qumësht, 10 lugë miell, 10 lugë lajthia ose arra te bluara, 1 pluhur për pjekje.
Sherbeti:
400gr sheqer, 300ml ujë, 1 sheqer vanilje, Pak lëng limoni.
Përgatitja:
Perziejme te verdhat dhe sheqerin derisa masa te zbardhet. Shtojme vajin, qumeshtin.
Perziejme arrat(lajthit) e bluara, miellin dhe pluhurin per pjekje. Shtojme tek masa me te verdhat dhe perziejme ngadale me luge.
Te bardhat e vezeve e perziejme me pak krip derisa te behet nje shkume e forte.
Shkumen nga ate bardhat e perziejme me masen me te verdhat dhe miellin dhe perziejm eprap me luge ngadale.
Masen e qesim ne kallep te lyer dhe te permillur me madhesi 25×35 dhe pjekim ne 220 grade per 20 minuta.
Sherbetin e ziejme me heret per 10 minuta pasi te filloj te vloj dhe me pas e leme te ftohet teresisht.
Embesliren e ngrohte e pervelojme me sherbetin e ftohet dhe dekorjme me pak lajthi te grira.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.