Përbërësit:
4 të kuq të vezëve
4 ve të plota
8 lugë sheqer
12 lugë miell
1/2 pluhur për pjekurina
Pjesa e bardhë:
4 të bardha të vezëve
4 lugë sheqer
4 lugë miell
1/2 pluhur për pjekurina
Sherbeti:
450 gr sheqer
750 ml ujë
1 vanill sheqer
Përgatitja:
Tunden 4 të kuqtë e vezëve,4 vezët dhe sheqeri pastaj i qitet mielli i perzier me pluhur për pjekurina.
Kjo masë ndahet në dy pjesë.Njëra mbetet e verdhë ndërsa tjetrës i qitet pak ngjyrë të kuqe për torte ose një lugë puding dredhëze apo maline.
Fillojmë përgatitjen e brumit të bardhë.RRahim të bardhat e vezëve me sheqer pastaj i shtojmë miellin e përzier me pluhur për pjekurina.
Brumin e kuq e qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e shtrijmë.
Mbi brumin e kuq qesim brumin e bardhë(e qesim lugë lugë qe te duket si topa).
Mbi këtë qesim brumin e verdhë.E pjekim në temperaturë 200*C.Pasi të ftohet ia qesim sherbetin e nxehtë.
P.S.Nese doni mundeni ndermjet petave t`i qitni edhe arra të bluara dhe qokoladë pluhur. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.