Përbërësit për brumin:
3 vezë,
1 gotë të qajit sheqer,
Sheqer vanill (ose aromë të vanilles),
Pak kripë,
Levorja një lemoni.
Të gjitha këto tunden mirë pastaj ju shtohen:
1 gote e qajit vaj,
3/4 gotë qumësht,
2 gota të ujit grizë (ermik),
7 lugë të gjellës miell,
1 pecivë.
Piqet për 30-40min. ne temperaturë 175*C.
Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të piqet ëmbëlsira (ëmbëlsira duhet të jet e nxehtë) ja hedhim një gotë të qajit qumësht të ftohët dhe sherbeti i ftohur.
E lëmë të ftohet ëmbëlsiren. E prejmë sipas deshires dhe siper i hedhim kokos ose cokollate.
Përbërësit për sherbetin:
1 gotë e gjysmë të ujit sheqer,
1 gotë e gjysmë ujë.
Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, ju shtohet lengu i nje limonit dhe vazhdon zierjen edhe 5 min. në zjarr të ulët.
Derguar nga Antigona
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.