Përbërësit për 2 kavanoza mesatar:
1kg pjeshke te pjekura mire
400gr sheqer
lekuren e 1 limoni
Parapërgatitje:
Vendosim nje pjate te vogel ne akullin e frigoriferit e cila do te na nevojitet per provezen
Përgatitja:
Si fillim lajme pjeshket, i thajme me leter kuzhine, i heqim lekuren e berthamen dhe i presim ne copa te vogla. I bashkojme ne kete pike me sheqerin, me lekuren e limonit dhe i vendosim ne nje tenxhere te thelle (jo alumini) ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. Ne varesi te llojit te pjeshkes koha e pregatitjes varion nga 1 ore deri ne 1 ore e gjysme. Per te vertetuar qe receli eshte bere sic duhet bejme proven e pjates se vogel te cilen e kemi vendosur ne akull: hedhim mbi te nje luge te vogel recel, e leme per disa caste te ftohet dhe e anojme pjaten nga njera ane. Nese receli “nuk bie” dhe qendron kompakt atehere ka arritur trashesine e duhur dhe receta jone eshte gati.
E hedhim recelin e pjeshkes akoma duke vluar ne kavanoza (i mbushim deri ne gryke) te cilet i mbyllim hermetikisht dhe i kthejme permbys mbi nje platforme druri derisa te ftohen plotesisht. Ne kete moment mund te vijojme me sterilizimin e tyre duke ndjekur keshillat tona te cilat i gjeni ketu.
Pasi ka perfunduar sterilizimi, i vendosim etiketa vazove me emrat e tyre respektiv dhe i transferojme ne nje vend te fresket dhe te erret ne te cilin receli do te ruhet per te pakten 1 muaj para konsumimit. Nese deshironi gjithashtu mund ta konsumomi ne moment, por duke e ruajtur ne frigorifer per maksimumi 10 dite.
Këshillë:
Perdorni gjithmone kavanoza te paster dhe te sterilizuar. Nese doni te aromatizoni recelin tuaj, mund ti shtoni ne gjysmen e kohes se pregatitjes, nje berthame pjeshke te mbeshtjelle me nje garze te paster te cilen do ta eleminoni ne fund. Nese doni te pregatisni recelin e kajsise, receta eshte e njejte: ndryshon vetem fruti! / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.