Përbërësit:
- 3 kokrra vezë,
- 3 gota miell,
- 2 gota sheqer,
- 1 vanilje,
- 1 fryrës ëmbëlsirash,
- lëkurë limoni,
- 100 gr gjalpë,
- 1 gotë kos,
- 1 gotë vaj.
Për sherbetin:
- 3 gota sheqer,
- 2 gata ujë,
- lëkur limoni për aromë.
Pergatitja:
Rrahim të gjithë përbërësit me mikser, e hedhim masën në tepsi, e fusim të piqet në furrë 180 ° për 40 minuta, ndërkohë bëjmë gati shërbetin.
Hedhim sheqerin, ujin, lëvoren e limonit. Në momentin që fillon të zihet e lëmë 5 minuta, hedhim 1 lugë lëng limoni e lëmë të ftohet pak dhe ia hedhim revanise. Kujdes revania duhet të jetë e ftohtë, shërbeti i ngrohtë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.