Përbërësit për sherbet:
- 3 gota sheqer,
- 3 gota ujë,
- 1 copë limon,
Për torte:
- 3 vezë,
- 1 gotë çaji sheqer,
- 1 gotë qumësht,
- 1 gotë vaj vegjetal,
- 1 gotë grizë,
- 1 gotë miell,
- 1 vanilje,
- 1 Pluhur pjekje.
Hapat:
Fillimisht e përgatisni sherbetin, ujin, sheqerin, limonin e vendosni në një tenxhere dhe e vëni në zjarrë për vluarje.
Sherbetin e lëni të ftohet ndërsa në anën tjetër filloni ti rrahni vezët së bashku me sheqer.
Pastaj ia shtoni qumështin, vajin vegjetal, miellin, grizin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe e përzieni derisa të përfitoni një masë homogjene.
Glazurën e përgatitur e vendosim tek ena e pjekjës dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 30 minuta.
Pas pjekjës e lëni rreth 10 minuta të ftohet, pasi ti kallon ngrohtësia e parë ia derdhni sherbetin dhe e vëni në frigorifer për pritje rreth 1 orë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.