Sa lojtarë do të largohen nga Juventus në janar?
Emrat nuk mungojnë, sipas Tuttosport.
Objektivi i bardhezinjve është të gjejnë një blerës për Aaron Ramsey, i cili vazhdon të shkëlqejë me Uellsin, por jo me Juventus-in.
Në Premier League pëlqehet Weston McKennie, ndërsa Arsenal dhe Tottenham janë vënë në gjurmët e Dejan Kulusevski.
Pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar, edhe Adrien Rabiot do të largohet në rast se bardhezinjtë do të marrin një ofertë të përshtatshme për francezin.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.