“Rikthehemi dhe fitojmë kupën”, Vanoli: Jeni dëshmitarë, Dinamo ime në rritje

spot_imgspot_img

Dinamo ra në Kategorinë e Parë, ndërsa Rodolfo Vanoli do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Trajneri italian i Dinamos, foli për Supersport pas barazimi 1-1 me Egnatian, duke prekur disa tema të ndryshme.

A më vjen keq që nuk erdha më herët te Dinamo? Padyshim, sepse Dinamo meriton një kategori tjetër. Skuadra ishte e frikësuar kur erdha, nuk kishte shumë besim, gjendja nuk ishte e mirë, kishte edhe probleme taktike.

Nëpërmjet punës së vazhduar, falë edhe lojtarëve, skuadra erdhi në rritje në ndeshjet e fundit, e keni parë të gjithë. Erdhën tre barazime dhe një fitore, dhe një humbje e pamerituar ndaj Kukësit. Dinamo erdhi në rritje.

Emra lojtarësh me të cilët dua të punoj sezonin e ardhshëm? Jo, në këtë moment përfundoi kampionati, dhe kaq, nuk ka emra. Jemi të trishtuar, por të karikuar për të rikthyer Dinamon në elitë.

Ka njerëz që kanë dashuri për Dinamon dhe njohuri për futbollin. Nesër do të ulem me presidentin për të biseduar për të ardhmen. E kam shprehur se dua të bëjmë një ekip që do synojë edhe Kupën, edhe pse në të Parën. Duam të kualifikohemi në Europë pas një viti.

Presidenti? E kam thënë që prej ditës së parë që kam ardhur këtu për një projekt afatgjatë. Dua të sjellë një filozofi tjetër, ndryshimin e kanë parë të gjithë. Merita kanë edhe lojtarët, ata besuan te puna ime. Por nuk ishte koha e mjaftueshme për të ndryshuar gjithçka dhe për të arritur objektivin mbijetesë“, përfundoi Vanoli.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu