Rinovimi me Juventusin? Dybala jep përgjigjen pa ekuivok mbi të ardhmen e tij

spot_imgspot_img

Nëse jo në nivelin e zyrtarizimit të rinovimit, është diçka që vërtet i ngjan atij. Ndjenja se e ardhmja e Paulo Dybala është gjithnjë e më shumë e lidhur me ngjyrat e Juventusit merr formë.

Për “tymin e bardhë”, që po afrohet gjithnjë e më shumë, konfirmimi indirekt, por i rëndësishëm, ka ardhur nga personi i interesuar gjatë finales ATP të tenisit, të zhvilluar në Torino, ku numri 10 bardhezi ka takuar fituesin Alexander Zverev.

Gjatë bisedës me tenistin gjerman, pyetjes “a do të të gjej këtu në Torino pas 5 vitesh?”, sulmuesi i Albiceleste iu përgjigj në një mënyrë aspak të dyshimtë: “Ndoshta… shpresoj se po. Nëse vini në Torino në pesë vitet e ardhshme, këtu do të më gjeni”.

Më pas, i pyetur nga mikrofonat e “Sky Sport”, Dybala konfirmoi riintegrimin e tij në grup, duke nisur nga e hëna, me shpresën për të hipur në avionin që do t’i çojë bardhezinjtë në Londër, në kuadër të ndeshjes së Champions League kundër Chelsea.

Në rast se nuk rikuperohet dot për sfidën kundër bluve, në mënyrë të pashmangshme do të jetë gati për ndeshjen e madhe të së shtunës kundër Atalantës.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu