Rokadë Pochettino-Zidane në stolin e PSG-së? Leonardo vendos pikat mbi “I”

spot_imgspot_img

Mes Francës dhe Anglisë, padyshim tema e momentit është Mauricio Pochettino. Trajneri i PSG është i lidhur prej ditësh me Manchester United, teksa flitet edhe për pakënaqësi të tij në Paris. Një situatë që rrjedhimisht sheh edhe zëra për lamtumirën e mundshme dhe ardhjen e Zidane në drejtim të skuadrës së Messi dhe Mbappe.

Lidhur me këtë, drejtori sportiv Leonardo ka dashur të sqarojë, duke mohuar kategorikisht çdo mundësi lamtumire nga trajneri argjentinas. Duke folur për AFP, menaxheri parizien tha: “Ne nuk duam që Pochettino të largohet. Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet dhe asnjë klub nuk na ka kontaktuar për të”.

Më pas një sqarim mbi zërat për kontakte me Zidane: “Kemi respekt të madh për të, për atë që ka bërë si lojtar dhe trajner, por e them qartë se nuk kemi asnjë kontakt dhe nuk kemi pasur asnjë takim me të”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu