Rolad me Fruta Mali

spot_imgspot_img

Përbërësit:
125 gr Sheqer
80 gr Miell
40 gr Kakao
40 gr Niseshte
Nje pako sheqer vanille
Sheqer per ta bere peten role
4 Te verdha veze
4 Te bardha veze
400 ml ajke
80 gr Sheqer
Nje pako sheqer vanille
5 Fleta xhelatine
300 gr Fruta mali te perziera (malina. boronica)
2 Luge gjelle sheqer pluhur

Përgatitja:
Rrahim te bardhat e vezeve me mikser pastaj ia shtojme sheqerin.Ashtu siqe jemi duke i rrahur te bardhat e vezeve ia shtojme edhe te verdhat. Ne fund ia hedhim miellin e perzier me niseshten,kakaon peciven dhe e perzim brumin mire.Derdhim brumin ne tepsi katrore te mbuluar me leter dhe e pjekim ne furre ne temperatur 175 Grad 12-15 minuta. Pasi te pjekin peten e pjekur e vendosim ne nje lecke kuzhine te sperkatur me sheqer.
Per mbushjen zbusim xhelatinen ne uje te ftohet. Ajken e rrahim me sheqerin dhe sheqer vanillen deri sa te trashet. Xhelatinen e shkrim ne nje tenxhere te vendosur mbi zjarre ne temperatur te ulet pastaj e perzime me 3 luge gjelle ajke te rrahur .E bashkojme me ajken e mbetur duke e perzier mire me tel kuzhine. Me kremin e pergaditur e lyej tere peten pastaj ia hedhim ne siperfaqe frutat dhe e bejme peten role me kujdes. Ne fund e pluhurosim me sheqer pluhur dhe e vendosim ne frigorifer te ftohet 2 ore. /Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu