Përbërësit për pandispanjën:
300gr sheqer,
100ml ujë,
300gr arra të grira,
10 vezë,
2 lugë kakao,
150ml raki,
1/2 pako kanellë,
1 limon,
1 lugë miell.
Për krem:
250gr sheqer pluhur,
750ml qumësht,
5 lugë sheqer,
250gr gjalpë,
2 pako buding vanilje,
50gr kokos,
50gr hurma.
Për zbukurim:
3 pako krem pana,
375ml qumësht.
Përgatitja:
Fillojmë përgatitjen e pandispanjës. Në tenxhere në zjarr hedhim 300gr sheqer dhe 10ml ujë. Pasi zien sherbeti, tenxheren e heqim nga zjarri. Pastaj, në tenxhere i hedhim arrat e grira. Përziejmë me lugë dhe e lëmë masën të ftohet.
Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në tenxhere në zjarr e hedhim gati tërë qumështin dhe 6 lugë sheqer. Në enën me pluhurin për buding e shtojmë qumështin e mbetur dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë, në tenxheren me qumështin e valuar e shtojmë budingun ta fitojë dendësinë e duhur, tenxheren e heqim nga zjarri. E lëmë budingun të ftohet.
Vazhdojmë me përgatitjen e pandispanës. I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat i hedhim në enë të thellë, ndersa të verdhat në enën për përzierje. Pastaj, të verdhat e vezës i rrahim me mikser. Në enën për përzierje e shtojmë masën me sherbet dhe arra të grira. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë kakaon, rakinë dhe kanellën. Në anën e sheshtë të rendes, në enën për përzierje grijmë lëkurë limoni. E shtojmë miellin dhe përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj, me mikseri rrahim të verdhat e vezës. Në enën e thellë me të bardhat e rrahura e shtojmë masën nga ena për përzierje. Përziejmë me lugë, deria të bashkohet masa.
Në tavë shtrojmë një letër dhe në të e derdhim brumin për pandispanjë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim15 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Vazhdojmë me përgatitjen e kremit. Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser, derisa gjalpi të fillojë të shkumëzohet. Në enë e shtojmë budingun e ftohur dhe i rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene. Gjysmën e masës e vëmë në enë tjetër dhe në të e hedhim kokosin. Hurmat i presim në copë të imëta dhe i shtojmë në enën e parë.
Pandispanjën e pjekur e presim në 3 shirite të njëjta. Shiritin e parë të pandispanjës e vëmë mbi tabakanë për torta. Sipër vëmë nga kremi me kokos. Sipër kremit e vëmë shiritin e dytë të pandispanjës. Sipër vëmë nga kremi me hurma. Sipër e vëmë shiritin e tretë të pandispanjës.
E përgatisim kremit pana. Në enë të thellë e hedhim qumështin dhe pluhurin për krem pana. I rrahim derisa kremi pana ta fitojë dendësinë e duhur. Kremin pana e vëmë në shiringën e kuzhinës. Me ndihmën e shiringës i mbulojmë pjesët anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Sipër hedhim qokollatë të grirë. Zbukurimin e përfundojmë me një lule në mes të tortës./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.