Përbërësit:
- 63 gr miell
- 30 gr kakao
- 4 gr pluhur pjekurinash
- 4 vezë
- 2 gr kripë
- 28 ml vaj
- 135 gr sheqer
Për kremin:
- 200 gr djath Philadelphia
- 200 gr ajkë e ëmbël
- 50 gr sirup mente
- 20 gr perforcues per pana San Apart
- 100 gr sheqer pluhur
Përgatitja:
Vezët e sheqerin i rrahim me mikser mirë derisa të dyfishihohet në masë.
Pastaj shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë. Brumi i përgatitur zbrazet në tepsinë e lyer me vaj dhe të shtruar me letër për pjekje.
Peta piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për 12 minuta.
Pastaj mbështillet në formë roleje dhe lihet të ftohet tërësisht.
Për kremin:
Ajkën për ëmbëlsira e rrahim për 3 minuta me mikser, pastaj ia shtojmë përforcuesin, sirupin e mentës, djathin Philadelphia dhe sheqerin pluhur.
Me kremin e përgatitur lyejmë rolenë e ftohur dhe e mbështjellim sërish.
Para konsumimit, roleja duhet ftohur për të paktën 3-4 orë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.