
Përbërësit:
300 ml ujë
50 gr margarin i shkrirë
600 gr miell
50 gr sheqer
pak kripë
10 gr tharm buke
Përbërësit për fillin:
50 gr margarin e shkrire
100 gr sheqer i kaftë (ben edhe sheqer normal)
1o gr kanellë (cimet).
Përbërësit glazurën:
250 gr sheqer pluhur
2 lugë lëng limoni
2 lugë qumësht
Nga përbërësit e cekur më lart ulim brumin dhe e lejmë me u fry.
Përgatitja:
Kur të fryhet tëhollohet peta në formë katrore. E lyejmë me margarinën e shkrirë, dhe ia qesim perzierjen me sheqer dhe cimet. E mbeshtjellim në rroladë. Rolladën e prejmë në copa prej 2cm dhe i rendisim në tepsi të lyer me yndyrë. I lejmë ashtu në një vend të ngrohtë deri sa të fryhen dhe pastaj I pjekim në temperaturë 180*C. Përziejmë sheqerin pluhur me lëngun e limonit deri të shkrihet sheqeri dhe ua qesim permi ashtu sa janë të nxehta.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.