Role me Kokos (Video)

spot_imgspot_img

Përbërësit:
100gr kokos, 350gr biskota te grira, 50gr qokollate per gatim, 2dl kafe e zier, 120gr gjalpe, 300gr sheqer pluhur, 1 pako sheqer vanilje, 100ml qumesht.

Përgatitja:
Ne tenxhere ne zjarr e hedhim qumeshtin dhe gjalpin. PAsi shkrihet gjalpi, ne tenxhere shtojme sheqer vanilje dhe kokos. Pasi masa behet e dendur, tenxheren e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne tenxhere tjeter ne zjarr hedhim pak uje. Siper saj veme nje ene tjeter dhe ne te e veme qokollaten te shkrihet mbi avull.

Ne nje ene te madhe e te thelle i hedhim biskotat e grira, sheqerin pluhur dhe kafene. Masen e ngjeshim me dore. Qokollaten e shkrire e shtojme ne ene. Perziejme me lugen e drurit qe te bashkohet masa dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet, masen e nxjerrim nga ena dhe e veme mbi nje flete plastmasi.

E rrafshojme me dore, e mbulojme me tjer flete plastmasi dhe e perhapim me petes me trashesi deri ne 1cm. Fleten e plastmasit e veme mbi siper, qe masa te mos ngjitet per petesen.. Pasi e perhapim masen, e largojme fleten e plastmasit.

Pastaj, masen e ftohur nga tenxherja e pare e derdhim mbi masen e hapur dhe e rrafshojme. Me ndihmen e fletes se poshtme te plastmasit e mbeshtjellim rolen. Rolen e veme ne frigorifer per t’u shtrenguar.

Me thike i presim copat me trashesi rreth 1cm. Copet e prera i rendisim ne pjaten per servirje. Sipas deshires mund tu hedhim miell kokosi mbi embelsirave./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTorte Sirtaki
Artikulli tjetërEmbelsire e Dehur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu