Përbërësit:
- 1 filxhan sheqer
- 1.5 gota miell
- 3 lugë kakao
- 1 litër qumësht
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 pako vanillje
- 1.5 gota kokos
- 2 pako krem i bardhë
- 1 gotë çaji qumësht pluhuri
Përgaditja:
Në një enë, përzieni miellin, sheqerin dhe kakaon, shtoni ngadalë qumështin dhe gatuajeni në nxehtësi mesatare, duke e trazuar vazhdimisht.
Shtoni gjalpë në enë, i cili fillon të errësohet dhe flluskon, dhe përsëri përzieni.
Para se ta largoni kremin nga zjarri i hedhëni vanillen e përzieni pastaj e lagroni nga zjarri
Përhapeni kokosin në tepsi.
Përhapni me kujdes kremin mbi kokos.
Lini në frigorifer për 1 ditë.
Pritni që kremi të ftohët një ditë, pas ftohjes e pritni pudingun në 8 drejtkëndësha të barabarta dhe përhapni kremin në të gjithë sipërfaqen.
Me ndihmën e një shpatull, ngadalë rrokullisni pjesët drejtkëndëshe.
Spërkateni me fistikë sipas dëshirës tuaj dhe shërbeni.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.