Role me Mandarina

spot_imgspot_img

Përbërësit:
4 vezë
5 lugë gjelle sheqer
5 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle kakao
1 bustinë pluhur pjekës
2 lugë gjelle lëng portokalli
400 ml qumësht
1 vezë (e verdha)
1 krem puding
1 lugë gjelle niseshte
150 gr margarinë
8 kokrra mandarinë

Përgatitja:
Në fillim në një tas ndani të verdhën e vezës nga e bardha. Të bardhën e vezës e rrahim derisa të krijohet shkumë.
Nderkohë në një enë tjetër përziejmë sheqerin me të verdhat e vezëve derisa sheqeri të jetë shpërbërë.
Kur sheqeri të jetë tretur shtojmë lëngun e portokallit. Vazhdojmë të përziejmë duke shtuar miellin, pluhurin pjekës dhe kakaon.
Duke përzierë vazhdimisht shtojmë shkumën e të bardhave të vezëve dhe masën e vendosim të piqet në furrë me një letër pjekje në 180 gradë për 10 minuta.
Pasi të jetë pjekur e mbështjellim me një pecetë të njomë. Vazhdojmë me përgatitjen e kremit të roladës.
Në një tenxhere vendosim 300 ml qumësht të vlojë dhe pjesën tjetër e përziejmë me pudingun, niseshten dhe 1 të verdhë veze.
Kur qumështi të ketë vluar shtojmë këtë përzierje dhe vazhdojmë duke e përzierë në mënyrë që kremi mos të krijojë kokrriza.
E fikim dhe shtojmë margarinën dhe e përziejmë derisa ajo të tretet brenda tek kremi.
Shtrijeni roladën dhe lyejeni me kremin e përgatitur. Qëroni mandarinat dhe radhitini mirë. Mbështilleni në formë roloje dhe lëreni të ftohet.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKrem Brulee
Artikulli tjetërËmbëlsirë me Gështenja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu