Role me Petë të Gatshme me Mish të Grirë

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1/2 kg pete te gatshme,
1/2 kg mish i grire,
400ml shtalpe,
2 pako aditiv per brume,
6 veze,
vaj, kripe dhe piper te zi.

Përgatitja:
Thyejme dy veze dhe i ndajme te bardhat nga te verdhat. I hedhim ne dy ene te ndara. Kater vezet e mbetura i thyejme ne enen me dy te verdhat e vezes dhe i rrahim me pirun. Vezet e rrahura i hedhim ne ene te thelle. Ne ene e shtojme shtalpen dhe aditivin per brume. Hedhim vaj dhe perziejme me tel kuzhine. Ne vajin e nxehte ne tigan e skuqim mishin e grire. Hedhim kripe dhe piper te zi.
Siper petes se pare hedhim vaj dhe siper e veme peten e dyte. Edhe siper saj hedhim vaj. E veme peten e trete. Siper petes veme nga masa nga ena e thelle. Siper hedhim vaj. Ne njerin skaj te peteve veme mish te grire te skuqur per se gjati. Petet i mbeshtjellim ne forme roleje. Ne tave hedhim vaj. I presim skajet e roles dhe e veme ne tave. Ne te njejten menyre pergatisim edhe 3 role. Me luge i rrahim te bardhat e vezes. Me furqe kuzhine i lyejme rolete me te bardhen e rrahur. Taven e veme ne furre. Pjekim 30 minuta, ne temperature prej 200 grade. Rolet e pjekura i presim ne copa dhe i rendisim ne pjaten per servirje, dekorojme me ca dege kopri.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu