Përbërësit:
4 veze,
120 g Sheqer,
Pakëz krip,
2 Lugë të ngrënjes ujë te vaket,
2 Lugë kakao,
80 g Miell.
Për kremin:
200 g Shllag,
2 lugë sheqer nëse është nëvoja,
Fruta simbas dëshirës.
Përgatitja:
I ndan të verdhat e vezëve nga të bardhat në dy enë të ndryshme pastaj në enën ku i kemi vendos vezet e verdha e shtojmë sheqerin, ujin dhe kripen, i tundim me mikser derisa të arrijnë në ngjyrë të celet. Të bardhat e vezëve i rrahim me mikser derisa te fitojmë një masë të trashe, dhe i bashkojmë më të verdhat e vezës duke e përziere me lugë. Miellin ja hedhim mbi me sitë dhe vazhdojmë të përzijmë me lugë. Nga pandispanja e sapo përgaditur marrim dy lugë prej sajë dhe e përzijm me cacao dhe e fusim në shiringën për kuzhinë, pastaj marrim një letër për kuzhinë dhe e dekorojmë me lule, dhe e fusim në furrë, e lejmë në 100°C për 4 min. E nxjerrim nga furra dhe siper ja hedhum pandispanjen e bardhë dhe përseri e fusim ne furrë për pjekje 220°C për 10 min.
Për kremin:
Me mikser përgadisim shllagin bashkë me sheqerin, dhe pandispanjen e lyejmë me të, mbi të hedhum frutat simbas dëshires dhe per fund fillon t’a mbështjell./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.