Rolladë me Kokos

spot_imgspot_img

Përbërësit për masën e errët:
300 gr keksa
100 gr çokolatë pluhur(Nesquick apo ndonjë lloj tjetër)
200-250 ml ujë të nxehtë
20 gr kafe
100 gr sheqer
Përbërësit për pjesën e bardhë:
150 gr margarin
150 gr sheqer pluhur
100 gr kokos
nevoiten edhe 50 gr kokos për dekorim

Përgatitja:
Fillimisht përzijmë keksat me çokolatën pluhur.Kafën e zijmë me ujë dhe sheqer dhe ia shtojmë keksave gradualisht duke i përzier deri të zbuten keksat.
Fillojmë përgatitjen e kremit të bardhë duke rrahur margarinën dhe sheqerin pluhur me mikser pastaj i shtojmë kokosin.Përziejmë mirë.
Masën e errët e ndajmë në 3 pjesë,gjithashtu edhe kremin.
Secilën pjesë e tëhollojmë e lyejmë me kremin dhe e mbështjellim në rolatë.Rolatave iu qesim përmbi kokos dhe i fusim në frigorifer që të ftohen mirë pastaj i prejmë.
Këto rolata mund edhe të ngrihen.Nxirren nga ngrirësi rreth 1 orë para përdorimit./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakToptha Portokalli
Artikulli tjetërTorte me Çokollatë dhe Akullore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu