Rollatë Raffaelo

spot_imgspot_img

Përbërësit:
200 gr margarin, 100 gr sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 vezë, 200 ml kos, Maje gishtash kripë, 500 gr miell, 50 gr kokos, 1 pluhur për pjekje.

Përbërësit për mbushjen:
600 ml qumësht, 5 luge sheqer, 2 puding, 100 gr kokos, sheqer pluhur +1 sheqer vanilje.

Përgatitja:
Perziejme margarinen e mbajtur ne temp ambienti me sheqerin.sheqerin e vaniiljes,shtojme vezen dhe perziejme mire.

Pastaj shtojme kosin,kripen,kokosin,miellin dhe pluhurin per pjekje.

Brumin e fituar e mbeshtjellim dhe leme te pushoje per 30 minuta.

Ne nderkohe pergadisim mbushjen.

Ne nje ene qesim 500 ml qumesht, te vloje kurse ne qumeshtin e ftohet te mbetur qesim pluhurin e pudinges.

Pudingat e tretura i shtojme tek qumeshti qe vlon,perziejme derisa te trashet dhe ne te shtojme dhe kokosin.

Brumin e nxjerrim ne tavolinen e punes te permillur,hollojme pete drejtekendshe dhe presim ne tri pjese te barabarta.

Secilen pjese e lyejm me kremin e pergaditur te ftohur tashme,pastaj mbeshtjellim secilen ne forme roleje.

Rolet i qesim ne kallep te mbuluar me leter per pjekje dhe pjekim ne 170 grade per 30 minuta.

Rolet e pjekura i sheqerosim me sheqer pluhur dhe sheqer vanilje


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakSheqerpare me Lajthi
Artikulli tjetërTorte me Biskota Etimek

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu