Ronaldo makineri golash, ngushëllon Gasperini-n. Trajneri i Atalanta-s zbulon se çfarë i tha

spot_imgspot_img

Gian Piero Gasperini krenar për skuadrën e tij për atë që u shfaq sonte në ndeshjen Atalanta-Manchester United 2-2.

Skuadra zikalter u arrit në kohën shtese nga një gol i bukur i Cristiano Ronaldos. Ne fund të ndeshjess, gjatë intervistës për ‘Sky’, i njëjti Gasp me një buzëqeshje në buzë shpalosi prapaskenen me kampionin portugez. “Në fund të lojës – tha ai – iu afrova dhe në italisht i thashë “A e di se si thuhet në italisht shko mbushu?!”

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, për ‘BT Sport’ komentoi për barazimin me Atalantën, nje 2-2 falë një goli të bukur të Cristiano Ronaldos:

“Ishte një lojë e luftuar që rrjedh në të dy drejtimet. Cristiano është thjesht i jashtëzakonshëm. Nëse doni qe dikujt t’i ndodhe nje mundësi shënimi, është ai ideali”.

Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester Junajtid dhe sonte në rolin e komentatorit për BT Sport me rastin e ndeshjes ndaj Atalantës, për Cristiano Ronaldon, autor i dy golave ​​në “Gewiss Stadium” në Bergamo tha:

“Ronaldo bën gjithmonë më të vështirën. Në momentet e vështirësisë ai nuk tërhiqet kurrë, pavarësisht situatës apo stadiumit ku luan: është gati për rastet më të rëndësishme dhe e vendos topin në fund të rrjetes”.

 

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu