Rregullat e Xavi dhe trajneri i ri si ish-partner; rrëfehet “pa dorashka” Pique

spot_imgspot_img

Gerard Pique u rrëfye në 360 gradë për emisionin “The Hormiguero”. E nisi nga Xavi dhe rregullat e tij, që e shtynë në fakt këtë intervistë në kohë: “Ishte një trajner i ri dhe në atë moment vendosëm ta shtynim intervistën. Xavi as nuk e dinte që e shtymë intervistën, ishte vendimi ynë.

Tani kisha disa ditë pushim dhe isha në Madrid. Një gjë është ajo që thotë shtypi dhe një tjetër realiteti. Xavi ka vendosur rregulla si në të gjitha klubet. Rregullat janë të nevojshme dhe ne të gjithë do t’i zbatojmë ato, siç ka ndodhur gjithmonë në të kaluarën.

Xavi si ish-partner? Nuk e di nëse është një avantazh apo jo. Kjo ma rrit presionin, sepse nuk mund ta dështojë atë. E kam pasur partner dhe ai e di se çfarë mund të jap. Edhe të tjerët si Busquets, Jordi Alba… Në rastin tim, moralisht duhet ta ndihmoj pa asnjë kufizim, sepse ai e di se çfarë mund të jap.

Lojtari i së ardhmes? Në Spanjë kemi Alcaraz, i cili ishte mjaft i pafat, sepse u infektua me Covid një ditë para ndeshjes. Janë edhe Jannik Sinner, Zverev, Thiem…

Sipërmarrës? Unë nuk jam presidenti i Andorra, Kosmos është pronar i klubit. Unë jam aksioner, më quani kështu. Jam i fokusuar në botën e futbollit dhe prej andej kam një skuadër që menaxhon Andorrën, Kupën Davis… Duket sikur po menaxhoj vetë gjithçka, por nuk është kështu.

Qyteti i Madridit? Vjen këtu dhe sheh se ka shumë jetë. Njerëzit dalin jashtë dhe kënaqen me gjërat që bëjnë. Është një ndjenjë ndryshe. Barcelona ka gjëra të mrekullueshme, qyteti im është më i miri, ka gjithçka. Ju nuk keni plazh këtu. Është e vërtetë që vitet e fundit jemi duke u zbehur, ndaj duhet të riaktivizojmë flakën e qytetit”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu