Përbërësit:
- 500 gr filetë pule
- 300 gr kërpudha
- 250 gr majonezë
- 250 gr bizele
- 200 gr djathë kaçkavall
- 7-8 kokrra vezë (të ziera)
- 2 thelpinj hudhër
- 50 gr arra
- kopër
- kripë.
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë bizelet në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. Më pas i kullojmë dhe i vendosim në ujë të ftohtë.
Ziejmë filetat e pulës dhe më pas i presim në kubikë të vegjël duke i vendosur në fund të një tasi të tejdukshëm.
Grijmë arrat në copëza të vogla, gjithashtu dhe hudhrën.
Trazojmë arrat me hudhrat dhe me 3 lugë gjelle majonezë.
Me këtë masë mbulojmë sipërfaqen e kubikëve të mishit të pulës.
Presim vezët e ziera në feta dhe me to rrethojmë komplet tasin. Më pas shtojmë kërpudhat të kavërdisura më parë me pak vaj ulliri.
Pjesët anësore të të bardhave të vezëve i grijmë në rende, duke i trazuar me pak majonezë.
E vendosim dhe këtë shtresë dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me bizele.
Përsëri rrethojmë anët e tasit me fetat e vezëve duke shtuar djathin e grirë.
E spërkasim me pak majonezë duke e mbuluar në fund sipërfaqen me pak të bardhë dhe të verdhë veze të grirë.
E dekorojmë me disa kokrra bizele dhe kopër. Në qendër për dekor vendosim pak spec të kuq ose domate në vaj.
Ju befte mire!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.