Përbërësit:
2 spec jeshil
2 spec i kuq
domate qershi
1 kokërr limon
3 -4 copë qepë e njomë
pak kripë
Përgatitja:
Më pëlqen ta quaj sallatë fshati nga qepët e njoma. Presim specat e kuq, më pas specat jeshile. I vendosim në pjatë veçmas për të krijuar ngjyrat e bukura.
Më pas presim domatet dhe vendosim qepët, të cilave jua presim bishtat.
I spërkasim me pak kripë, personalisht më pëlqen që kësaj sallate t’i hedh pak djathë të bardhë.
U jep shije të gjithave. Në fund i shtojmë vajin e ullirit.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT