Përbërësit:
2 domate te vogla per sallate
2 kastraveca te vegjel
1 qepe e kuqe e embel
1 spec jeshil
200gr djath Feta
8 ullinj te zinj
4 luge vaj ulliri
rigon
kripe
uthull (sipas deshires)
Përgatitja:
Lajme dhe presim holle specin jeshil, qerojme qepen e kuqe dhe e presim ne rrathe te holle, lajme domatet dhe i ndajme ne 8 pjese te barabarta, qerojme kastravecat dhe i presim ne rrathe. Presim ne kubik djathin Feta.
Ne nje pjate te ceket vendosim domatet, qepen, kastravecat, kubiket e djathit te bardhe, specin jeshil dhe ne fund ullinjt e zinj. Te njejten gje bejme edhe me pjaten tjeter (racionin tjeter te sallates) duke i rregulluar me vaj ulliri, kripe dhe sipas deshires me uthull.
Këshillë:
Sallata greke mund te pregatitet edhe me qepe te bardha ne vend te qepeve te kuqe, gjithashtu kastravecat mund te priten pa u qeruar.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.