Sallatë me Fileta Peshku

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • Patate, 4-5 kokrra mesatare
  • 5-6 karota
  • një kavanoz tranguj turshi
  • 2 filxhan kafeje fasule
  • një filxhan kafeje me ullinj
  • 1 limon
  • tre vezë
  • 1-2 gogozhare (speca të kuq)
  • 2 filxhanë bizele
  • fileta peshku, gjysmë kilogrami
  • majdanoz dhe piper i zi.

Përgatitja:
Ziejmë fasulet, karotat, patatet dhe bizelet veç e veç. Karotat dhe patatet i presim në kubikë. Vezëve të ziera u marrim vetëm të bardhën të cilën e presim në kubikë, ullinjtë i pastrojmë nga farat dhe i presim.

Gjithashtu presim dhe trangujt dhe gogozharet. Filetat e peshkut i presim në kubikë dhe i skuqim me gjalpë. Marrim fasulet, bizelet, vezët, patatet, karotat dhe ullinjtë i përziejmë me gogozharet dhe trangujt e pastaj me peshkun. Shtojmë kripën, majdanoz të grirë dhe një limon të shtrydhur.

Shtojmë majonezën dhe përziejmë masën. E vendosim në pjatancë dhe sipër e mbulojmë me majonezë tjetër duke e zbukuruar me ullinj, limon dhe gogozhare.

Në të dy ekstremet e pjatës vendosim në njërën kokën dhe në tjetrën bishtin e peshkut. Kështu pjatanca të jep idenë e një peshku.

Përgatitja e majonezës: 
Një filxhan çaji me vaj ulliri, 2 vezë, pak kripë, 1 limon dhe pak sheqer. Përgatitet me mikser. Vendosim vezët, lëngun e limonit, pak kripë sheqerin dhe pak vaj. Përzihet duke i hedhur pak vaj dhe limon sa të mpikset.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTortë me manaferra dhe zhele
Artikulli tjetërSallatë me Portokall

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu