Sallatë me Kungulleshkë

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1 kg. kungulleshkë
vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji),
2 lugë gjelle miell, kripë, piper,
2 lugë gjelle vaj ulliri,
2 kokrra hudhër,
pak rriska qepe të kuqe,
2 lugë gjelle uthull dhe sallatë e gjelbër.

Përgatitja:
Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu