Përbërësit:
- 1 kg lakër e kuqe,
- 2 karrota,
- 1/2 presh (purrinj),
- 50 ml vaj ulliri,
- 1 lugë e vogël magdanoz i grirë imët,
- ½ lugë e vogël kripë,
- 50 ml uthull molle,
- 50 ml ujë.
Udhëzimet
Hapi 1
Preshin e prejmë në rrathë, karrotën e grijmë në rende dhe lakrën e grijmë si zakonisht.
Hapi 2
Bëjmë bashkë ujin, vajin, uthullën, kripën e magdanozin dhe këtë masë ia hedhim sipër perimeve të përgatitura.
Hapi 3
Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe spinaq të freskët, lëpjetë, ullinj, sallatë të gjelbër si dhe domate e djath të freskët apo kokrra misri.
Hapi 4
Sallata e përgatitur kështu duhet të pushojë të paktën një orë përpara konsumimit (pasiqë lakra e kuqe është më e fortë se e bardha).
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.