Përbërësit:
- 1 kg patate,
- 2,5 decilitra vaj,
- 4 thelpinj hudhre,
- kripë,
- piper.
Hapat:
Lajini patatet, thajini dhe piqni në furrë në temperaturë prej 200 gradë celsius derisa të zbuten.
Deri sa janë ende të nxehta, qërohen dhe vendosen në një enë të thellë, përzihen me mikser dhe ngadalë shtohet vaj.
Kur masa të bëhet homogjene, shtohet hudhra e copëtuar, kripa dhe piperi i zi dhe përzihen pak.
Kjo sallatë shërbehet me qofte greke.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.