Përbërsit:
- 1/2 qepë e vogël e kuqe,
- lëngu i një limoni të idhët
- ,një majë gishtërinjësh sheqer,
- kripë,
- piper,
- 1trangull i madh,
- 100 gr,
- djathë feta,
- 1 lugë e vogël,
- koriandër,
- 2 lugë të vogla fara të zeza.
Përgatitja:
Fillimisht coptojeni imët qepën e kuqe. Mbi të derdhni lëngun e limonit të idhët dhe shtoni një majë gishtërinjësh sheqer, kripë dhe piper.
Përzijeni dhe lejoni të rrijë paksa që të marrë shije.
Prisni trangullin për së gjati dhe me një lugë të vogël largoni farat.
Pjesën e mbetur priteni në kube dhe pastaj shtoni djathin feta të thërrmuar.
Shtni koriandrin, farat e zeza dhe qepën e kuqe.
Përzijeni mirë dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.