Nëse jeni prej atyre që kërkojnë elemente flagship në një smartfon me kosto më të ulët, seritë Samsung Galaxy FE janë për ju. Ditën e sotme kompania prezantoi dy modelet më të fundit: Galaxy S24 FE dhe Galaxy Watch FE LTE.
Të dy pajisjet sjellin disa prej veçorive të Galaxy S24 dhe Galaxy Watch përfshirë funksionalitete si editimi i fotove përmes AI, gjurmim fitnesi etj.
Për më tepër do të jenë që të dy në shitje prej javës së ardhshme, andaj nuk do tu duhet të prisni gjatë.
Galaxy S24 FE
Njësoj si seritë e kaluara FE, Galaxy S24 FE ofron shumë prej veçorive tërheqëse të Galaxy S24 me një çmim më të përballueshëm.
Duke filluar prej 650 dollarë, përdoruesit marrin një ekran 6.7-inç FHD+ Dynamic AMOLED 2X me frekuencë 120Hz. Në brendësi gjendet procesori Exynos 2400e me 8GB RAM dhe operojnë në Android 14 dhe One UI 6.1.
Sjell disa veçori AI si Rretho për të Kërkuar, Interpretuesin, Përkthim në kohë reale, Kompozitor dhe Asistentin e Shënimeve. Siguria e Knox është gjithashtu e pranishme. Telefoni ka bateri prej 4,700 mAh dhe certifikim IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.
Kamerat në seritë FE nuk kanë zhgënjyer asnjëherë. S24 FE përdor ProVisual Engine mbështetur në AI për të përmirësuar cilësinë në dritë të pakët, cilësinë e imazheve të zmadhuara dhe optimizimin e ngjyrave të HDR.
Sensori kryesor ka një madhësi prej 50-megapiksel me kënd të gjerë. Kamera e dytë ka një sensor me kënd super të gjerë prej 12-megapiksel dhe së fundit një sensor telefoto me zmadhim optik 3x prej 8-megapiksel.
Galaxy S24 FE del në shitje në 3 Tetor me konfigurimet 128GB, 256GB dhe 512GB.
Galaxy Watch FE LTE
Samsung ka debutuar Galaxy Watch FE në verë, por tani ora vjen me një version LTE. Duke filluar prej 250 dollarësh, me këtë model mund të bëni telefonata dhe të dërgoni SMS kur nuk e keni telefonin pranë. Ora ka ekran 1.2-inç Super AMOLED, monitor të rrahjeve të zemrës, gjurmues të gjumit dhe fitnesit. Esencialisht është një orë Galaxy Watch 7 me LTE.
Ora del në shitje më 3 Tetor. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.