Samuna

spot_imgspot_img

Përbërësit:
400 ml ujë të vakët, 2 ½ luge vaj, 2 ½ luge te vogla kripë, 800 gr miell, 2 ½ luge maja birre (kvasac), 250 gr kaçkavall, 250-00 ml ajkë e thartë (shmant, pavllake, salc kosi), 400 gr proshutë per pizza, sipas deshires Salce domate, sipas deshires Rigon, per lyerje persiper margarinë, sipas deshires Fara susami.

Përgatitja:
Perzijme miellin, kripen, shtojme maja birren, duke shtuar gradualsiht uje te vaket.

Perzijme derisa te behet nje brume i bute, te cilin e mbulojme ne vend te ngrohet per 1 ore derisa te dyfishohet vellimi.

Brumin e qesim ne tavolinen e permillur dhe ndajme 10 toptha te cilet i hollojme ne pete te vogle te madhesise se pjates se mesme.

Brumin e qesim ne tavolinen e permillur dhe ndajme 10 toptha te cilet i hollojme ne pete te vogle te madhesise se pjates se mesme.

Ne gjysmen e petes se holluar qesim ajken e tharte, shtojme pershute (mundet edhe suxhuk shtepiak), shtojem salcen e domates, shtojme erezat si rigon, borzilok etj sipas deshires.

Shtojme dhe kackavallin e grire ne rende.

Mbyllim me gjysemn tjeter te petes dhe mbeshtjellim duke bere nje skaje te holle qe mos te dalin perbersit.

Persiper lyejme me margarin te shkrire dhe shtpojme fara susami sipas deshires.

Pjekim ne 220 grade derisa te marrin ngjyre te kuqrremt. (Keto samuna perveq qe jane shume te shijshme jane edhe te pershtatshme per piknik, gjithashtu perbersit per mbushjen mund ta beni sipas deshires).

Ju befshin mire!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPetulla me Sherbet
Artikulli tjetërKreker të Njelmët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu