Sarme me Lakër të Bardhë

spot_imgspot_img

Përbërësit:
10 qepë, 700gr mish i bluar, 100gr oriz, 100ml vaj, melmesa (krip, piper i zi, piper i kuq, vegete), gjethe lakre turshi ose te fresketa.

Përgatitja:
(Sarmet i bejme sipas deshires, me laker turshi ose te fresket, nese ju percaktohen per laker turshi atehere marim lakren dhe flete i palosim ne nje tepsi duke larguar kercet e lakres, por nese juve deshironi te beni me laker te fresket atehere marim nje laker te fresket te vogle, largojme pjesen e kercellit me thike dhe fusim nje dite me heret ne ngrirje, te neserem largojme nga ngrirja dhe fusim ne nje ene te thelle me uje te nxehte dhe per nje kohe te shkurte do te shkrihet, do te shihni sa lehte shpalosen fletet nje nga nje).

Ne nje tigan te thelle qesim qepet e grira sa me imet dhe fergojme ne vaj derisa te zbuten.

Shtojme mishin e bluar,orizin dhe melmesat dhe vazhdojme me fergimi derisa te shterroje lengu qe leshon mishi.

Ne nje tespi te rrafshet qesim nje flete lakre,qesim nje luge nga mbushja dhe fillojme mbeshjelljen e sarms duke kthyer ne fillim dy pjeset e fletes se lakres per nga brenda ne menyre qe mos te dali mishi.

Taven e lyejme me pak vaj dhe radhisim samret sa me afer njera tjetres ne menyre qe mos te shpalosen gjate zierjes.

Ne fund shtojme nje filgjan te vogle uje dhe mbulojme me alufolie.

Fusim ne furre te nxehte 180 grade per 0 minuta, pastaj largojme folien, rrisim temperaturen ne 200 grade dhe leme edhe per 10-15 minuta te rreshken sarmet persiper. (Nese dikush i deshiron te djegsta mundet te shtoje edhe specall djeges ne mbushje).


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakGjoks Pule me Arra
Artikulli tjetërMish Pule i Mbështjellur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu