Seedorf sulmon Kessie: “Disa nuk e kuptojnë se ku ndodhen. I jap vetëm një mesazh”. Reagon Paolo Maldini

spot_imgspot_img

Clarence Seedorf, ish-futbollisti i kuqezinjve dhe opinionisti aktual, u shpreh për Amazon Prime Video për rinovimin e Kessie, qe ende nuk po vjen dhe rrezikon te mos vije kurre…

“Shumë e nënvlerësojnë vendin ku janë për ndonje milion euro me shume shumë. Duhet te besh zgjedhjen e lidhur me karrierën, paratë do të vijnë me kalimin e kohës. Duhet ta mendosh shumë herë përpara se të largohesh nga Milani.

Unë shoh Milanin në rritje, jam shumë i lumtur që shoh një pikë referimi si Maldini për t’i bërë të gjithë të rriten me mentaliteti i duhur. Kessie e kupton se ku është dhe ai duhet te vendose në bazë të karrierës dhe jo të parave”

Për këtë çështje ka folur edhe drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini:

“Kemi folur për këtë për një kohë të gjatë, do të ketë një mundësi për t’u takuar për herën e fundit me agjentin e tij dhe do të vendosim në qetësi. Por nuk është në rendin e ditës: tani kemi ndeshje të rëndësishme.

E kuptojmë çështjen e parave por ky nuk është rasti i Franck, ne jemi në Champions League edhe falë Donnarumma dhe Calhanoglu që treguan profesionalizëm të madh deri në fund”

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu