iPhone më të fundit të Apple me çipin A18 të cilët do të prezantohen ditën e sotme, janë zhvilluar duke përdorur dizajnin më të fundit V9 të çipit ARM.
Apple pritet të mbajë sot një eveniment në zyrat e saj qendrore në Cupertino ku do të zbulohet seria e re e iPhone.
Në Shtator të vitit të kaluar Apple nënshkroi një marrëveshje me ARM e cila shkon përtej 2040-ës, një mbështetje e teknologjisë së çipeve ARM.
Në Korrik ARM tha se çipet e saj V9 kanë 50 përqind të tregut të smartfonëve. Është kompania e cila zotëron pronësinë intelektuale pas arkitekturës së çipeve që gjenden në shumicën e smartfonëve ndërsa licencon pronësinë e saj edhe tek Apple apo kompani të tjera.
Vetë Apple përdor teknologjinë e ARM për dizajnimin e çipeve të saj për iPhone, iPad dhe Mac. Dy kompanitë kanë një histori të gjatë së bashku. Bashkëpunimin e parë e nisën në 1990 përpara lançimit të kompjuterit Newston në 1993 që kishte një çip ARM.
Newton dështoi por ARM u bë prodhuesi në numër një në botë i çipeve mobile për shkak të konsumit të ulët të energjisë. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.