Sezoni i sistemit VAR, mësoni skuadrat që janë “favorizuar” apo “penalizuar” nga teknologjia

spot_imgspot_img

Kategoria Superiore në sezonin 2021-2021 nisi aplikimin e teknologjisë në futbolli, atë të sistemit VAR, duke shmangur gabimet dhe minimizuar kontestimet për rastet e diskutueshme. Sigurisht që as teknologjia nuk pritej t’u shuante të gjitha polemikat, por është fat që ndikimet në rezultat për shkak të gabimeve njerëzore të zyrtarëve të ndeshjes kanë qenë ta papërfillshme.

SuperSporti ka mundur të përpilojë një renditje me vendimet pro dhe kundër të teknologjisë për çdo skuadër të Superiore dhe ajo që vihet re ka një lloj ekuilibri me vendimet e marra. Diferenca mes vendimeve pro dhe kundër është shumë e vogël, megjithatë edhe në këtë klasifikim ka skuadra “të favorizuara” apo “të dënuara” nga sistemi VAR.

Ekipi që ka “përfituar” më shumë është Partizani, me 12 vendime në favor dhe 7 kundër, ndërsa më e panalizuara është Teuta, që në 6 raste sistemi VAR i ka dhënë të drejtë në pretendimet e saj e në 10 momente ka qenë kundër. Në çdo rast, nuk ka skuadër që të jetë penalizuar në renditje nga vendimet e sistemit VAR, përkundrazi, teknologjia ka dhënë drejtësi në atë formë që nuk do të mund ta bënin gjyqtarët në fraksionin e sekondës.

 

 

 

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu