Sfidat e qershorit, shtatë lojtarë të Shpresës nën urdhrat e Rejas

spot_imgspot_img

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për tri ndeshjet e qershorit: dy në Ligën së Kombeve, ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, si edhe miqësorja me Estoninë, që do të luhet në “Air Albania”, më 13 qershor.

Trajneri Edy Reja dhe stafi i tij kanë organizuar seancën e parë stërvitore që u zhvillua në kompleksin Tropikal në Durrës, ku morën pjesë 28 lojtarë në total. Shtatë prej tyre vijnë nga Kombëtarja U-21. Duke qenë se grumbullimi do të jetë i gjatë, tekniku italian ka kërkuar të ketë më shumë lojtarë në dispozicion për çdo eventualitet.

Bëhet fjalë për lojtarët Eljon Toçi, Sergio Kalaj, Kevin Haveri, Erdis Kraja, Adrian Bajrami, Mario Mitaj dhe Armando Dobra. Të shtatë këta lojtarë do të jenë në dispozicion të Kombëtares A derisa të nisë grumbullimin Kombëtarja U-21.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin do të bashkohen nesër Kristjan Asllani e Marash Kumbulla, ndërsa Giacomo Vrioni do të mbërrijë në grumbullim më datë 31 maj për shkak të impenjimeve me klubin

Sa i përket Armando Brojës, stafi teknik është në komunikim të vazhdueshëm për të mësuar gjendjen e sulmuesit, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe pritet të vendoset se kur do të jetë në dispozicion të Kombëtares.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu