Përbërësit:
- 11 te verdha te vezes,
- 11 lugë sheqer,
- 11 lugë qumësht,
- 11 lugë vaj,
- 1 Limon
- pluhur per pjekje
- 11 lugë miell.
Për shkumën e bardhë:
- 11 te bardha te vezes,
- 11 lugë sheqer.
Për shërbetin:
- 22 lugë sheqer,
- 11 lugë ujë.
Hapat:
Perziejme sheqerin dhe ujin dhe ziejme se pari sherbetin.
Ndajme te bardhet ng ate verdhat e vezve.
Te verdhat i perziejme me sheqerin,shtojme vajin,qumeshtin dhe miellin e perzier me pluhurin per pjekje.
Shtojme dhe levoren e limonit ne rende.
Masen e brumit e qesim ne kallep me madhesi 40×30 dhe pjekim ne 200 grade per 10 minuta.
Sherbetit te zier dhe te ftohur i shtojme dhe leng limoni.
Derisa piqet pandispanja pergadisim shkumen.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.