Përbërësit:
300gr biskota,
650gr gështenja të ziera dhe të grira,
200gr çokollatë për gatim,
2 lugë rum,
150gr sheqer,
200ml shtalp,
1 lugë gjalpë,
1 sheqer vanilje,
100ml qumësht.
Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr e hedhim sheqerin dhe 4-5 lugë ujë. Pasi zien sherbeti, e heqim tenxheren nga zjarri.
Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana ta fitojë dendësinë e duhur. Në enë e shtojmë sheqer vaniljen, e rrahim edhe pak dhe e fikim mikserin. Rumin e shtojmë në enën me krem pana. I shtojmë gështenjat e grira dhe e grijmë çokollatën për gatim. Përziejmë, derisa të fitojmë një masë homogjene.
Kallëpin e lyejmë me gjalpë. Në kallëp rendisim një rend biskota. Sipër biskotave vëmë nga kremi.
Në pjesën anësore të kallëpit rendisim gjysma biskotash. Biskotat e mbetura i kalojmë në qumësht dhe i rendisim sipër kremit. Sipër tyre e vëmë kremin e mbetur.
E largojmë pjesën anësore të kallëpit. Tortën së bashku me pjesën e poshtme të kallëpit e vëmë në pjatën për servirje. Dhe për fund tortën e dekorojmë me copëza të imëta të çokollatës.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.