Shefi i RedBull “ankohet” për Hamilton: Nuk e komplimentoi asnjëherë Verstappen!

spot_imgspot_img

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton ishin autorë të një dueli shumë të zjarrtë dhe në limitet e rregullores në sezonin e kaluar teksa në fund ai që triumfoi ishte piloti holandez. Prej atij sezoni, marrëdhënia mes dy pilotëve është ftohur, edhe pse Verstappen sërish i ka shprehur hapur komplimentat për britanikun. Por, nga ana tjetër, shefi i RedBull, Christian Horner pretendon se Hamilton nuk ka bërë kurrë të njëjtën gjë për Verstappen.

“Këtë sezon, rivaliteti i Verstappen ishte me Charles Leclerc. Mes të dyve gjithnjë ka pasur respekt, kanë garuar me njëri-tjetrin në moshë fare të re dhe Leclerc e ka vlerësuar Verstappen edhe publikisht. E kundërta ka ndodhur me Hamilton, megjithatë nuk ka problem.

Edhe në këtë sezon, sërish Hamilton nuk e merr mirë kur Verstappen e mund në pistë, e pamë këtë përgjatë garës Sprint në Silverstone. Por, sërish e kuptoj sepse Hamilton në sezonin e kaluar humbi më shumë se Max, pasi bëhej fjalë për një titull që do ta vendoste në majën më të lartë të historisë.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu