Përbërësit:
150 gr gjalpë, 2 te bardha te vezes, gjysmë gote sheqer pluhur, gjysmë gote bollgur, 1 gotë të çajit lajthia, 1 vanilje, 1 Pluhur pjekje, 3 gota miell.
Për shërbet:
3 gota ujë, 2 gota sheqer, disa pika lëng limoni.
Përgatitja:
Gjalpin e vendosim në një enë dhe e përziejmë më dorë, pastaj ia shtojmë të bardhët e vezës.
Përbërësit e tjerë të mbetur ia shtojmë përzierjës së vezës dhe gjalpit, nga kjo glazurë fillojmë të formojmë sheqerpare.
Sheqerparet i lyejmë më të kuqët e vezës dhe i vëmë në furrë për pjekje.
Pas pjekjës përmbi ia derdhim sherbetin e ftohtë dhe copëzat e lajthisë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.