Perbersit:
2 vezë
125 gr gjalpë
gjysmë gote sheqer pluhur
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2 lugë bollgur
3 gota miell
PËR SHERBET
3 gota ujë
3 gota sheqer
1-2 pika lëng limoni.
Pergatitja:
Të gjithë përbërësit e brumit i derdhni në një enë të thellë dhe i përzieni.
Nga brumi formoni sheqerpare dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius, derisa të skuqen.
Pas pjekjës të sheqerpareve e lëmë të ftohet, fillojmë ta përgatisim sherbetin.
Sherbetin e ngrohtë ia derdhim sheqerpareve të ftohta, sheqerparet i zbukurojmë me pluhur lajthisë dhe i shërbeni.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.