Përbërësit për brumin:
3 te verdha te vezes,
150gr gjalp te ftohet,
100gr sheqer,
300gr miell,
30gr kakao.
Për kremin:
300ml qumesht,
80gr sheqer kafe,
10gr kafe pluhur,
2 te verdha te vezes,
30gr nisheste,
50gr qokollade,
Lajthi ose kokos.
Brumi:
Gjalpit të ftohët i shtohet sheqeri, mielli, kakoa dhe gatuhet brumi derisa të fitojme nje brum në formë të troshave pastaj ia shtojmë të verdhat e vezëz duke vazhduar ta ngjeshim derisa të mbledhët dhe ta mere formën e brumit të trash. Brumin e fituar e hollojmë pastaj e ndajmë në pjesë të rrumbullaket dhe i vendosim në tepsi, i lëmë të qëndrojnë 20min në frogorifer dhe me pas i pjekim në 180°C rreth 20min.
Kremi:
Në një tenxhere hedhim qumshtinë sheqerin dhe granulat e kafes, kurse në një enë tjetër i përziejmë të verdhat e vezëz me nisheste. Pak para vëlimit të qumshtit ia shtojmë vezët me nisheste duke i përzier vazhdimisht derisa të fitohet një krem i trash.
Kremi mbulohet me folie najlloni sa të ftohet pak.
Shportat e pjekura ia vendosim vetem sipërfaqen në qokolladë të shkrirë dhe menjëherë në lajthi dhe në fund i mbushim me kremin e kafes./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.