Perbersit:
1 kg miell
500 ml ujë të vakët
300 gr gjalpë
5 lugë vaj vaj
1 lugë kripë
1 lugë tharm buke
Për mbushjen:
500 gr spinaq
250 gr djath feta
1 vezë.
Pergatitja:
Miellin bëjeni bashkë me tharmin e bukës e kripën.
Shtoni ujin e vakët dhe bëjeni brumin.
Brumin lëreni të pushojë për gjysmë ore.
Ndërkohë spinaqin pastrojeni mirë, priteni, kullojeni dhe bëjeni bashkë me djatjin feta.
Brumin ndajeni në katër pjesë të barabarta, të cilat duhet t’i tëholloni në petë të përshtatshme për shtrudel.
Petat mbushini me spinaqin dhe mbështillini në formë të rolesë.
Roletë e përgatitura renditini në tavën ku do të piqen.
Shtrudeli i përgatitur kështu piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30 minuta.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.