Përbërësit për Tullumba:
- 9 filxhanë kafeje ujë
- 1 filxhan kafeje vaj
- një majë thike kripë
- 7 filxhanë kafeje miell
- 3 filxhanë kafeje niseshte
- 1 pako pluhur paste
- 6 kokrra vezë
- 1 litër vaj
Për shërbetin:
- 1 e ½ kg sheqer
- 7 e ½ lt ujë
- lëngu i 1 limoni
- 1 pako sheqer vanileje
- shërbeti duhet të vlojë për 7 min
Përgatitja:
Ziejmë ujin dhe hedhim në të një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largojmë më pas ujin nga zjarri. Hedhim miellin e përzier me niseshten dhe pluhurin e pastës.
E përziejmë mirë dhe sërish e vendosim në zjarr që të skuqet derisa të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, hedhim vezët një nga një duke e përzier mirë me mikser, derisa të fitohet një brum i njëllojtë.
Nxehim 1 litër vaj në një tenxhere. Me brumin e përgatitur mbushim kaushin special me formë të dhëmbëzuar dhe nëpërmjet tij nxjerrim tullumbat drejtë e në vajin e nxehtë. I hedhim pjesë pjesë duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8 cm dhe i skuqim nga të gjitha anët derisa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulim pak zjarrin. Heqim nga vaji me lugë të shpuar dhe i fusim drejt e në shërbet të ftohur.
Derisa të skuqim të dytat, të parat i lëmë të qëndrojnë në shërbet, pastaj i largojmë nga shërbeti, dhe i palosim në një enë të thellë, e kështu veprojmë derisa të harxhohet i tërë brumi. Shërbetin që mbetet e hedhim mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në shërbet. I shërbejmë me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.